gravurë

Nga Wiktionary

GRAVURË f. art.

1. Arti i gdhendjes mbi sipërfaqen e sheshtë të një sendi të fortë (prej metali, guri, druri etj.) me anën e një dalte a të lëndëve kimike, për ta zbukuruar atë, për ta përdorur për riprodhimin e një vepre grafike etj. Gravurë në gur (në dru, në metal, në shkëmb).

2. Vizatim a mbishkrim i gdhendur në sipërfaqen e sheshtë të një sendi të tillë, si edhe riprodhimi i tij në letër; përmb. tërësia e veprave të këtij lloji. Gravurë e bukur. Gravurë me ngjyra. Ekspozita e gravurës.