grabitqar

Nga Wiktionary

GRABITQAR m.

shpendet grabitqar . Grup kafshësh të egra (gjitarë, shpendë, peshq, insekte), që rrëmbejnë kafshë të tjera dhe ushqehen me mishin e tyre. Grabitqarët e natës.

2. Grabitës.


GRABITQAR mb.

1. Që rrëmben kafshë të tjera për t'u ushqyer me mishin e tyre (për disa lloje kafshësh, shpendësh, peshqish e insektesh). Kafshë grabitqare. Shpend (peshk) grabitqar.

2. Që bën grabitje, që grabit. Ushtri grabitqare.

3. Që synon a që bëhet me qëllim për të grabitur e për të shfrytëzuar popujt e tjerë: Luftë grabitqare. Politikë grabitqare. Plane grabitqare.

4. fig. Që shpreh lakmi të madhe për të përvetësuat diçka, për të rrëmbyer a për të grabitur. Sy grabitqar. Vështrim grabitqar.