gogol

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

GOGOL m.

1. Figurë e përrallave dhe e besimeve të kota, që përfytyrohet si një qenie e tmerrshme, me të cilën trembin fëmijët që të mos qajnë e të rrinë urtë. Nuk tremben më fëmijët nga gogoli.

2. Dordolec që vihet në kopsht, në arë etj. për të trembur shpendët dëmtues. Gogol me lecka (me kashtë). Vënë gogolin në arë.

3. fig. Diçka që paraqitet me qëllim si e tmerrshme ose si shumë e vështirë, për t'i trembur e për t'i larguar njerëzit, për t'u prerë hovin e guximin, për t'u ndrydhur dëshirën e vullnetin. Shkenca nuk është gogol. E bënte gogol matematikën.