Shko te përmbajtja

goditem

Nga Wiktionary

GODITEM I vetv.

1. Zihem me grushte, me shkelma etj. me dikë, rrihem. U goditën keq. I ndau se po goditeshin.

2. usht. Ndeshem në luftë me dikë, përleshem. U goditëm me fashizmin.

3. Pës. e GODIT I.


GODITEM II vetv.

1. Stolisem, zbukurohem; rregullohem. Po goditej nusja. Goditet para se të dalë.

2. Merrem vesh me dikë, bie në ujdi. Goditemi bashkë.

3. Pës. e GODIT II.