gjykoj

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

GJYKOJ kal.

  • 1. Jap një mendim a një vlerësim për dikë ose për diçka, nxjerr një përfundim që lidhet me diçka; quaj. Gjykon veprimet (punën, veprën). Gjykon sipas veprave (nga pamja). Gjykon me syrin politik. Gjykon kush ka të drejtë. Si e gjykoni ju këtë?
  • 2. jokal. Përdor arsyen për të dhënë mendimin ose vlerësimin për diçka; arsyetoj, mendoj. Gjykon drejt (mirë, shtrembër). Gjykon me mend (me vend). Gjykon me paramendim. Gjykon shkurt.
  • 3. drejt. Shqyrtoj si trup gjykues çështje penale e civile dhe jap vendimin për të; jap vendim si gjyqtar për një çështje a për një mosmarrëveshje.
  • 4. sport. Ndjek zhvillimin e një ndeshjeje për të zbatuar rregullat e caktuara dhe jap dënime për shkeljet. Gjykoi lojën (ndeshjen).