gjurmoj

Nga Wiktionary

GJURMOJ kal.

  • 1. Shkoj pas gjurmëve të dikujt a të diçkaje; ndjek a kërkoj dikë a diçka për ta zënë ose për ta asgjësuar. Gjurmon derrin e egër. E gjurmoi deri në strofkë. Gjurmonin një keqbërës.
  • 2. I shkoj pas fshehurazi dikujt për ta përgjuar, përgjoj.
  • 3. fig. Bëj kërkime për të gjetur a për të zbuluar diçka, kërkoj; ndjek një çështje, një punë etj. Për ta zgjidhur; hetoj. Gjurmon për jetën e një shkrimtari. Gjurmon një punë (një çështje). Gjurmon prejardhjen e një fjale.
  • 4. jokal. Eci, endem. Gjurmon rrugëve.
  • Gjurmon (kërkon, lyp) qimen në vezë shih te QIM/E,~JA.