gjendje
Appearance
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]gjendje f.
- Ndërthurja e kushteve dhe e rrethanave për një njeri; rrethana, zakonisht të vështira e me pasoja. Gjendje e keqe (kritike). Është në gjendje të vështirë. Doli nga kjo gjendje. E shpëtoi nga ajo gjendje.
- Tërësia e kushteve dhe e rrethanave shoqërore, politike, ekonomike e ushtarake, në të cilat ndodhet një vend, një popull, një klasë, një grup shoqëror etj.; situatë. Gjendja ekonomike. Gjendja politike. Gjendja shoqërore. Gjendja ushtarake. Gjendja e brendshme (e jashtme). Gjendja kombëtare (ndërkombëtare). Gjendje e shkëlqyeshme. Gjendje e ndërlikuar (e nderë). Gjendje shtetrrethimi. Gjendje e jashtëzakonshme. Gjendje lufte. E zotëron gjendjen. U përmirësua (u keqësua) gjendja. Ndryshoi gjendja. I doli gjendjes përpara.
- Tërësia e kushteve fizike, mendore ose psikike në të cilat është një njeri në një çast të caktuar; mënyra si është a si e ndien veten dikush nga ana fizike, mendore ose psikike. Gjendja shëndetësore (fizike, trupore). Gjendja mendore (shpirtërore). Gjendja e përgjithshme. Gjendja e fëmijës (e të sëmurit). Në gjendje të mirë (të keqe, të rëndë). Në gjendje të dehur. Iu përmirësua gjendja. Nuk po i ndryshon gjendja. E la (e gjeti) në gjendje të mirë.
- Tërësia e kushteve fizike ose psikike, në të cilat është një kafshë në një çast të caktuar, tërësia e kushteve të rritjes e të zhvillimit të një bime në një çast të caktuar. Gjendja e kafshës (e kalit, e lopës). Gjendja e bimës. Gjendja e grurit. Në gjendje tërbimi.
- Tërësia e kushteve dhe e vetive, që tregojnë si është një send, një vend a një dukuri në një çast të caktuar. Gjendja e mallit. Gjendja e shtëpisë. Gjendja e kohës. Gjendja e gjuhës. Gjendja e financave. Makinë në gjendje të keqe. Në gjendje të papërpunuar (të papërfunduar). Është në gjendje pune.
- Pika ku ka arritur një punë, një çështje a një veprimtari. Gjendja e punimeve. Gjendja e luftës. Cila është gjendja e lojës?
- fiz. Mënyrë të qeni e një lënde ose e një trupi, që përcaktohet nga shkalla më e madhe ose më e vogël e lidhjes dhe e lëvizjes së molekulave. Gjendja fizike e materies (e lëndës). Në gjendje të ngurtë (të lëngët, të gaztë). Kalon nga një gjendje në tjetrën. Gjendja kritike e lëndës.
- drejt. Tërësia e të drejtave dhe e detyrimeve, me të cilat vishet a ngarkohet një njeri nga ligjet. Gjendja familjare. Gjendja civile.
- Vendi që zë dikush në një klasë a shtresë shoqërore në një parti politike ose puna që bën nga pikëpamja e marrëdhënieve shoqërore në prodhim. Gjendja shoqërore. Gjendja punëtor (fshatar, nëpunës). Gjendja në parti.
- Kushtet ekonomike të një njeriu ose të një familjeje; të ardhurat dhe pasuria. Është në gjendje ka të ardhura e pasuri. Ra nga gjendja. Si është nga gjendja? Erdhi përsëri në gjendje. Është ngushtë nga gjendja.
- fin. Sasia e të hollave që janë në një arkë; sasia e mallrave, e prodhimeve ose e lëndëve të para që janë në një ndërmarrje a në një vend në një kohë të caktuar. Gjendja e arkës. Gjendje fizike. Ka gjendje. Mban gjendje.
- libr. Qenia diku, prani, ndodhje. Gjendja e tij atje.
- Jam në gjendje
- a) kam mundësi, mundem;
- b) jam i aftë, jam i zoti. Shpëtoj gjendjen shih te SHPËTOJ.