gjashtëvjeçar

Nga Wiktionary

GJASHTËVJEÇAR mb.

  • 1. Që është gjashtë vjeç, që ka mbushur moshën gjashtë vjeç. Djalë gjashtë vjeçar. Vajzë gjashtëvjeçare.
  • 2. Që zgjat gjashtë vjet, që përfshin gjashtë vjet, që kryhet brenda gjashtë vjetëve. Periudhë gjashtë vjeçare. Plan gjashtëvjeçar. Luftë gjashtëvjeçare.
  • 3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit. Pranimi i gjashtëvjeçarëve në shkollë.