gjakftohtë

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

GJAKFTOHTË mb.

  • 1. Që e përmban veten, që nuk nxehet menjëherë a nuk rrëmbehet, që është i matur e i qetë në veprime e në sjellje; kund. gjaknxehtë. Njeri gjakftohtë.
  • 2. Që bëhet në mënyrë të matur e të qetë dhe pa u rrëmbyer; që është i përmbajtur e i durueshëm. Qëndrim gjakftohtë.
  • 3. zool. Që ka gjak të ftohtë, që i ndryshon temperatura e trupit sipas mjedisit ku jeton. Kafshë gjakftohtë.