gdhendur

Nga Wiktionary

GDHENDUR mb.

1. Që është latuar në anët a në faqet, që është gdhendur me sëpatë, me daltë etj.; i latuar. Dru (tra) i gdhendur. Dërrasë e gdhendur. Bisht i gdhendur. Gur (mermer) i gdhendur.

2. Që është shkruar a është skalitur me daltë ose me diçka tjetër të fortë në sipërfaqen e rrafshët të një druri, të një guri a të një metali (për një figurë, një emër etj.). Figurë e gdhendur. Emër i gdhendur. I gdhendur në dru (në gur, në metal).

3. Që është krijuar duke gdhendur një gur, një dru a një copë metal (për një bust a diçka tjetër të bukur e artistike). Lugë e gdhendur. Bust i gdhendur. Sende të gdhendura.

4. fig. Që është përpunuar me kujdes, që është lëmuar për të dalë sa më i përsosur. Varg i gdhendur. Stil i gdhendur. Figurë artistike e gdhendur.

5. fig. bised. Që është edukuar dhe është sjellë në rrugë të mbarë; i edukuar; i pajisur me arsim e kulturë. Djalë i gdhendur.