fshikë

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

FSHIKË f.

1. Flluskë e vogël, që bëhet në lëkurë nga një sëmundje, nga një goditje ose nga djegia, flluskë. Fshikë me ujë. I kanë dalë fshika në buzë. U mbush me fshika në trup. Iu bë fshikë.

2. E fryrë e vogël si bullungë në trupin e njeriut, të kafshëve ose në trungun a në degët e bimëve; xhungë. Ka fshika në trup. E ka trungun me fshika.

3. anat. Organ si qese e vogël në trupin e njeriut ose të kafshëve, që mban ujët e hollë, ndonjë lëng tjetër, ajër etj. Fshika e ujit (të hollë). Fshika e tëmthit. Fshika e peshkut. Fshikë bagëtie (shpendi).

4. Qese e vogël, e endur nga disa lloje krimbash ose insektesh, të cilët mbështillen brenda saj; pështjellëse që end rreth vetes krimbi i mëndafshit, kukule.