fryj

Nga Wiktionary
Versioni i datës 26 prill 2017 09:03 nga OctraBot (diskuto | kontribute) (Bot: Cleaning up old interwiki links)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

FRYJ kal.

1. Nxjerr jashtë me forcë ajrin e mushkërive, duke mbajtur buzët të mbledhura, ia drejtoj dikujt a diçkaje ajrin e mushkërive që nxjerr me vrull nëpërmjet gojës. I fryj zjarrit. I fryn shkrepëses (qiriut, kandilit, llambës) për ta shuar. I fryj kafesë (qumështit, supës, gjellës) për ta ftohur. I fryj pluhurit.

2. Drejtoj me vrull një rrymë ajri mbi diçka me anë të një mjeti. I fryj zjarrit me kacek (me rrëshiq) për ta ndezur.

3. Mbush diçka me ajrin e mushkërive; mbush me shumë ajër diçka me anë të një mjeti të posaçëm; kund. shfryj. Fryj topin. Fryj rrotën e makinës. E fryj me gojë (me pompë).

4. Çoj me forcë ajrin e mushkërive nëpër vrimën e një sendi a të një vegle frymore për të nxjerrë zë ose tinguj muzikorë; i bie një sendi a një vegle frymore. I fryj bilbilit. I fryn fyellit. I frynte borisë. I fryn gajdes.

5. jokal. vet. veta III. Lëviz shpejt e me vrull (për erën). Fryn erë. Fryn veriu (tufani). Fryn juga.

6. Bëj që t'i fryhet dikujt një pjesë e trupit, ënjt. Ia fryu dorën (këmbën).

7. bised. E ngop një njeri a një kafshë me të ngrënë, i mbush barkun. Ia frynë barkun. E fryu djalin. E fryu mushkën (kalin, lopën).

8. bised. E shëndosh shumë një njeri a një kafshë, e ngjall, e majm duke e ushqyer mirë. E mbajti dashin derisa e fryu.

9. vet. veta III. E shton shumë ujin (e përrenjve, të lumenjve etj.), ngre nivelin e ujit. Shirat i frynë lumenjtë (përrenjtë).

10. vet. veta III. E bymen, e mbufat diçka duke e ngopur me ujë a me një lëng tjetër. Uji (lagështira) i fryn dërrasat. Shiu e ka fryrë tokën.

11. fig. keq. Rrit, zmadhoj a zgjeroj diçka më shumë sesa duhet; e paraqit diçka më të madhe nga ç'është në të vërtetë. I frynë organikat (kërkesat). I ka fryrë shifrat. Mos i fry të metat!

12. fig. Nxit a shtyj dikë kundër një tjetri me qëllim të keq. E kanë fryrë të tjerët.

13. fig. E zemëroj, e inatos dikë. E fryu, ia solli në majë të hundës.

14. vjet. Ysht, namatis. I frynin fëmijës (nuses).

15. jokal. bised. Iki me të shpejtë, ua mbath këmbëve. Fryu nga shtëpia (nga dera).

  • Fryn pendët dikush mbahet më të madh, krekoset. Fryji sytë! s'ke për ta parë më diçka, qaje, laji duart nga diçka. Nuk të fryn në sy shih te SY,~RI. Mos m'i fryj shkotat! mos më mërzit, mos më inatos! I fryn (i këndon, i fishkëllen) në vesh dikush shih te VESH,~I. Ia fryn zemrën dikujt i shkaktoi dhimbje të madhe shpirtërore, e hidhëroi shumë, e dëshpëroi. I fryn zjarrit i nxit më tepër mosmarrëveshjet, grindjet a armiqësitë. I fryn lugës së tij shikon punën e tij e nuk përzihet në çështjet e të tjerëve. I ka fryrë murrani në qese shih te MURRAN,~I. Nga fryn era kthen gunën (gëzofin, shpinën) vepron si t'i bëhet më mirë atij, kthen nga t'i leverdisë. Kthehet (shkon) nga të fryjë era shih tek ER/Ë,~A I. U dogj nga qulli (nga kungulli) e i fryn edhe kosit fj.u. shih te QULL,~I.