filiz

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

FILIZ f.

1. Degë e re, e hollë dhe e drejtë, që del nga trungu a nga degët e një druri, nga rrënja e një bime ose nga kërcelli i saj; lastar i njomë, bisk. Filiz i njomë. Lëshon (nxjerr) filiza.

2. Fidan druri ose bime. Shelgu ndreqet sa është filiz. fj.u.

3. fig. I ri a e re që ka një të ardhme të mirë; diçka së cilës i përket e ardhmja, diçka e re; fillimi i diçkaje. Filizat e socializmit. Filizat e së ardhmes. Filizat e parë të së resë.

4. fig. Trashëgimtar i një familjeje; pasardhës i një familjeje; pinjoll. I vetmi filiz që mbeti.

5. përd. mb. fig. I drejtë e i gjatë (në trap). E ka shtatin filiz.

6. përd. mb. fig. Shumë i ri në moshë, i mitur, i njomë. Është ende (fare) filiz.