enë

Nga Wiktionary
Versioni i datës 26 prill 2017 09:01 nga OctraBot (diskuto | kontribute) (Bot: Cleaning up old interwiki links)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

ENË f.

1. Send i lugët prej balte të pjekur, prej qelqi, prej metali, prej plastike etj., me anë të ngritura, me trajta e përmasa të ndryshme, i cili përdoret për të mbajtur në të lëngje a lëndë të tjera që janë si pluhur a si kokrriza etj. Enë laboratorike. kim. Enë komunikuese. fiz., kim, Enë kulluese. Enë balte (dheu). Enë bakri (zinku, alumini). Enë porcelani. Enë prej plastike. Enë kuzhine. Enët e shtëpisë. Rafti i enëve. Dyqani i enëve. Laj (shpëlaj) enët.

2. anat. Çdonjëri nga gypat e hollë në trupin e njeriut e të kafshëve, nëpër të cilët kalon gjaku ose limfa. Enët limfatike. Enët e gjakut.

3. bot. Secili nga gypat qelizorë te bimët, që shërbejnë për kalimin e ujit dhe të lëndëve të tretura në të. Enë përçuese.

  • E ka bërë shtupë enësh shih te SHTUP/Ë,~A. Uthulla e fortë prish enën e vet fj.u. shih tek UTHULL,~A.