dyshimtë

Nga Wiktionary

DYSHIMTË mb.

1. Që nuk është krejt i qartë, i sigurt e i përcaktuar, që s'dihet me siguri se sa i vërtetë ose se sa i saktë është; i pasigurt. Hapa të dyshimtë. Prejardhje e dyshimtë.

2. Që të bën të dyshosh me sjelljen, me veprimet a me qëndrimin e tij, që të ngjall dyshim; që mendohet se bën a ka diçka të keqe, se kryen punë të jashtëligjshme, të dënueshme etj.; që mendohet se nuk është i mirë, i pastër dhe i ndershëm (për një qëndrim a veprim). Njeri i dyshimtë. Punë e dyshimtë. Lidhje të dyshimta. Veprime (qëndrime, sjellje) të dyshimta. Është i dyshimtë.

3. Përd. em. sipas kuptimit 2 të mbiemrit (për njerëzit). Lista e të dyshimtëve. Të dyshimtët u arrestuan.