dyqan

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

DYQAN m.

1. Ndërtesë a dhomë e veçantë ku tregtohen mallra të ndryshme. Dyqan buke (mishi, ushqimesh). Dyqanet e shtetit. Dyqanet e kooperativës. Mbyll (hap) dyqanin. E bleu në dyqan.

2. bised. Ndërtesë a dhomë ku një zejtar ushtron mjeshtërinë e vet. Dyqani i argjendarëve.

3. vjet. Ndërtesë a dhomë ku një zejtar prodhonte vetë e shiste një mall. Dyqanet e këpucarëve (e rrobaqepësve, e bakërpunuesve...).