dybuzor

Nga Wiktionary

DYBUZOR mb.

1. gjuh. Që përftohet duke u afruar ose duke u puqur të dyja buzët (për disa tinguj bashkëtingëllorë). Bashkëtingëllore dybuzore. Tingull dybuzor.

2. bot. Që është çarë në dy pjesë të pabarabarta dhe ka pamjen e dy buzëve të hapura (për lulet e disa bimëve). Kurora dybuzore e lules.

3. si em. ~E, ~JA f. ~E, ~ET gjuh. Bashkëtingëllore dybuzore. Dybuzoret e shqipes (p, b).