Jump to content

dukuri

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

dukuri f.

  1. filoz. Shprehja e jashtme a shfaqja e thelbit të sendeve e të proceseve të realitetit. Thelbi dhe dukuria.
  2. Çdo shfaqje e diçkaje në natyrë a në shoqëri, që lind nga veprimi i forcave të caktuara, që buron nga shkaqe të caktuara; fakt; ngjarje. Dukuri e zakonshme (e rrallë). Dukuri fizike (kimike, atmosferike). Dukuri shoqërore. Dukuri gjuhësore. Dukuritë e natyrës.