drithërohem

Nga Wiktionary

DRITHËROHEM vetv.

1. Më zënë të dridhura të lehta, ndiej rrëqethje (nga të ftohtët, nga një ndjenjë e fortë etj.), dridhem, rrëqethem. Drithërohej nga të ftohtët.

2. fig. Shqetësohem shumë për dikë a për diçka, më dridhet zemra, kam frikë se mos pësojë gjë a se mos mbetem pa të; ndiej dhembje të thellë për dikë, përmallohem; vuaj shumë për dikë a për diçka. Drithërohej për djalin (për fëmijët).

3. Pës. e DRITHËROJ 3.