dridhës

Nga Wiktionary

DRIDHËS mb.

1. Që bëhet me dridhje. Lëvizje dridhëse.

2. Që del me dridhje, që ulet e ngrihet, që kalon nga një ton a nuancë në një tjetër, që dridhet (për zërin, për tingullin etj.). Zë (tingull) dridhës.

3. gjuh. Që shqiptohet duke kaluar ajri nëpër një pengesë, e cila hapet e mbyllet në mënyrë të rregullt dhe shkakton dridhje të majës së gjuhës, të buzëve ose të njerithit. Bashkëtingëllore dridhëse.