drejtpeshim
Appearance
DREJTPESHIM m.
1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve DREJTPESHOJ, DREJTPESHOHET. Drejtpeshimi i forcave. fiz. Tra drejtpeshimi. Mban (humb, rregullon, ruan) drejtpeshimin. Vë (mban) në drejtpeshim.
2. fig. Raport pak a shumë i qëndrueshëm që krijohet ndërmjet dy a me shumë dukurive të kundërta; gjendje qëndrueshmërie, qetësie a harmonie. Drejtpeshim ekonomik (politik). Vendos drejtpeshimin ndërmjet prodhimit dhe konsumit.