drejtoj

Nga Wiktionary

DREJTOJ kal.

1. E bëj të drejtë diçka që ka qenë e shtrembër, e lakuar a e përkulur, e kërrusur, e pjerrët a me dredha; e shtrij, e bëj të sheshtë; kund. shtrembëroj; përkul. Drejton telin (gozhdën). Drejton shkopin (shufrën, thuprën). Drejton gardhin. Drejtoi krahun (këmbët). Drejtoi qafën. Drejton dërrasën. Drejton teneqenë (llamarinën, kapakun e tenxheres, fundin e tiganit). Drejtoi hunjtë (shtyllat, furkat). Drejtoi fidanët. I drejtoi faqet.

2. Rregulloj diçka duke e kthyer në gjendjen e vet të zakonshme. Drejtoi supet. Ia drejtoi sytë (për dikë që i ka pasur të shtrembër). I drejtoi sytë vështroi drejt përpara (për dikë që vështronte shtrembër).

3. I jap drejtimin në një pikë të caktuar, e kthej dikë a diçka nga ajo anë drejt së cilës do të lëvizë; e vë drejt asaj ane a hapësire ku gjendet dikush a diçka; e kthej në një drejtim të caktuar. E drejtoi nga lindja (nga veriu, nga ana e detit, me fytyrë nga dielli). E drejtoi nga vetja. E drejtoi grykën lart (poshtë, anash). I drejtoi pushkën (mitralozin, topin). E drejtoi andej (në anën e kundërt).

4. E vë diçka në një qëndrim të caktuar, ashtu si duhet ose sipas drejtimit të diçkaje tjetër. E drejton pingul (horizontalisht). E drejtoi sipas murit (sipas tavanit, sipas truallit).

5. E çoj te dikush, e këshilloj dikë të vejë te një njeri, në një zyrë etj. për punën që ka; e çoj a e nis në një drejtim të caktuar, e dërgoj diku. E drejtoi në ministri. E drejton tek të tjerët. Për ku po më drejton? Mos i drejto tek unë! I drejtoi për në fshat (për në Durrës).

6. I dërgoj dikujt një letër, një telegram, një shkresë, një lutje etj.; i dërgoj nga larg një letër përshëndetjeje, të fala etj.; i bëj të njohur diçka me gojë ose me shkrim; i kërkoj diçka ose i bëj thirrje për diçka. I drejtoi një letër (një telegram). I drejton të fala (përshëndetje). I drejtoi një thirrje (një notë). I drejtoi një lutje (një kërkesë, një ankesë). I drejtoi një pyetje.

7. fig. Hedh në një drejtim; përqendroj. Drejton sytë (vështrimin) te (nga) dikush a diçka. Drejton vëmendjen.

8. libr. Ngas një automjet ose aeroplan. Drejton veturën (traktorin, aeroplanin).

9. Dirigjoj orkestrën ose korin. Drejton korin (orkestrën).

10. Organizoj e udhëheq punën a veprimtarinë e një ndërmarrjeje, të një institucioni, të një grupi njerëzish, në një fushë të veprimtarisë shoqërore etj., jam përgjegjës e kujdesem që ajo të vejë mbarë e të përparojë; organizoj një mbledhje a konferencë, kujdesem për të, jap udhëzime të veçanta gjatë zhvillimit të punimeve, mbaj radhën e rregullin gjatë diskutimeve etj. Drejton kooperativën (ndërmarrjen, organizatën, institutin, shkollën). Drejton ekonominë (bujqësinë). Drejton punën (praktikën mësimore, seminaret, ekspeditën). Drejton grupin (nxënësit, studentët). Drejton mbledhjen (konferencën).

11. fig. I tregoj dikujt rrugën për t'ia arritur një qëllimi, i caktoj atij pikësynimet e afërta e të largëta dhe rrugën që duhet të ndjekë për t'i arritur ato; udhëheq.

  • I drejtoi (i ktheu, i tregoi) bërrylin dikujt shih tek TREGOJ. Drejto (ndreq, rregullo) gojën! shih te GOJ/Ë,~A. Drejtoi sytë (vështrimin) nga dikush a nga diçka kishte shpresë të madhe te dikush a te diçka, andej e priste ndihmën, shpëtimin ose një të mirë tjetër. Drejtoi shigjetën kundër diçkaje e përqendroi luftën kundër diçkaje, e mori si shenjë kryesore për ta sulmuar e goditur, e vuri në shënjestër.