drejt
DREJT- fjalëform.
Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, që u përgjigjet nga kuptimi fjalëve «i drejtë», «drejt» (p.sh. drejtboshtor, drejtkëndësh, drejtpeshim, drejtqëndrim, drejtshkrim etj.).
DREJT ndajf.
1. Në vijë të drejtë, pa dredha a shtrembërime, pa lakime e kthesa; kund. shtrembër. Shkon (ecën) drejt. E hoqi vijën drejt. E shtrij fillin drejt.
2. Në drejtim të pingultë, pa u përkulur a pa u anuar; me këmbë e me shalë të bashkuara, në qëndrim gatitu; kund. shtrembër. Rri (qëndron) drejt. Ecën drejt. E mban trupin (qafën) drejt. E vendosi (e nguli) drejt.
3. Në drejtimin e duhur a të zakonshëm; kund. shtrembër. E preu drejt diçka. Shkoi drejt gërshëra (sharra, gozhda... ).
4. Në vendin e vet, ashtu si duhet; mirë, në rregull; kund. shtrembër. S'i rrinë drejt çorapet (pantallonat). Vëri drutë drejt!
5. Në këtë ose në atë drejtim; jo shumë larg, afër; në udhën me të shkurtër, shkurt, pa dredha. Këtej drejt shko! Këtu drejt duhet të jetë. I ra drejt. Këtej bie drejt.
6. Pa u kthyer askund, pa ndalesa; menjëherë. Shkoi drejt e në shtëpi. U ul drejt e në divan.
7. Pa ndërmjetës, drejtpërdrejt. Nga fabrika (kooperativa) drejt te blerësi. Jepja drejt atij.
8. Ashtu si duhet, mirë, pa gabime; kund. keq; gabim. E shtroi (e zgjidhi) drejt problemin. I kuptoi drejt udhëzimet.
9. fig. Pa bërë dredhi, pa i mbajtur anën askujt, siç e do e drejta; ashtu siç është e vërteta, me drejtësi, në mënyrë parimore; hapur, pa fshehur gjë; kund. shtrembër. Foli (veproi) drejt. E zgjidhi drejt çështjen. E vlerësoi drejt. Drejt e ke. bised. mirë e ke, ke të drejtë.
10. fig. shih DREJTAS 2.
11. përd. pj. Përdoret për të përcaktuar a për të saktësuar më mirë drejtimin e lëvizjes, me kuptimin «mu». E shikoi (e vështroi) drejt në sy.
II. parafj. Përdoret me rasën rrjedhore për të treguar:
1. Drejtimin a kahjen e lëvizjes së dikujt a të diçkaje; cakun a vendin për ku shkon dikush a diçka, me kuptimin «nga», «për te», «për në». U nisën drejt kodrës (drejt Durrësit). Fluturoi drejt Veriut. Mori rrugën drejt shtëpisë. Shkoi drejt dërrasës së zezë. Ktheu vështrimin drejt tij.
2. Qëllimin që synon ose që duhet të arrijë dikush. Përpara, drejt fitoreve të reja! Ecim drejt jetës së re e të lumtur. Shkojmë drejt komunizmit.
- Drejt e në thela bised. shih te THEL/Ë,~A. I ra drejt foli hapur e pa shumë fjalë, foli troç, shkurt e pa dredha. I shkon tymi drejt (gjyryk) shih tek TYM, ~I. Tymi të shkojë drejt, pa le të jetë oxhaku i shtrembër! fj. u. shih tek TYM,~I. Të rrimë shtrembër e të flasim drejt! fj. u. shih te SHTREMBËR. Barkun petë, por shpatullat drejt! shih te SHPATULL,~A.