dramatik

Nga Wiktionary

DRAMATIK mb.

1. let. Që ka të bëjë me dramën, që i përket dramës, i dramës; që është shkruar si dramë; që luan drama ose që vë drama në skenë. Gjini dramatike gjini e letërsisë që përfshin veprat e shkruara për t'u luajtur në skenë. Vepër (pjesë) dramatike. Arti dramatik. Teatër dramatik. Aktor dramatik.

2. Që të vë para një prove a një gjendjeje të vështirë, të rëndë e tronditëse, që kërkon forcë morale për t'u kapërcyer; që të shkakton vuajtje a dhembje të madhe shpirtërore; që është plot fatkeqësi, plot ngjarje të rënda e tronditëse. Çast dramatik. Ngjarje dramatike. Në mënyrë dramatike. Ka karakter dramatik. Gjendja ishte dramatike.

3. muz. Që ka një timbër pak të ashpër, që nuk është lirik; i fortë, i fuqishëm (për zërin e këngëtarëve). Zë dramatik. Tenor dramatik.