dorëzohem

Nga Wiktionary

DORËZOHEM vetv.

1. Ndërpres luftën dhe jepem në dorë të armikut a të kundërshtarit, dorëzoj armët; e lë veten me dëshirë në duar të armikut a të kundërshtarit. Nuk iu dorëzua armikut. U dorëzuan shumë ballistë. S'dorëzohemi kurrë.

2. Pranoj humbjen në një lojë, në një diskutim a polemikë etj., pranoj se u munda. Shahisti u dorëzua në lëvizjen e dyzetë.

3. I nënshtrohem dikujt, plotësoj pa kundërshtim dëshirat a kërkesat e tij; bie lehtë në dorë të dikujt, i jepem pa kundërshtuar. Iu dorëzua menjëherë. S'dorëzohet ajo.

4. S'u qëndroj dot vështirësive e pengesave të ndryshme, sëmundjeve etj., mposhtem; tërhiqem para vështirësive. S'dorëzohet para vështirësive. Qëndro e mos u dorëzo!

5. fet. Shugurohem. U dorëzua prift.

6. Pës. e DORËZOJ.