dorështrënguar

Nga Wiktionary

DORËSHTRËNGUAR mb.

1. Që kursen shumë, që s'e nxjerr lehtë paranë nga dora; që s'të jep asgjë falas; koprrac; kund. dorëlëshuar.

2. Që është shumë i rreptë në kërkesa, që kërkon nga të tjerët më shumë se ç'duhet; që nuk bën lëshime; kund. dorëlëshuar. Mësues dorështrënguar. Është dorështrënguar (në nota, në vlerësim).

3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit.