dorëlëshuar

Nga Wiktionary

DORËLËSHUAR mb.

1. Që prish shumë, që shpenzon vend e pa vend; që s'e man paranë, pasurinë etj.; që nuk di të kursejë; dorëshpuar, dorëlirë.

2. Që nuk kërkon sa duhet dhe si duhet nga të tjerët, që s'është kërkues, që bën lëshime ndaj atyre që gabojnë e që kanë të meta në punë; dorëlirë.

3. Përd. ndajf. sipas kuptimeve të mbiemrit. Prishte (jepte) dorëlëshuar. Sillej dorëlëshuar.