dokumentar

Nga Wiktionary

DOKUMENTAR m. kinem.

Film që paraqet ngjarje e fakte të vërteta nga jeta e nga veprimtaria e përditshme. Dokumentar shkencor (i ri). Dokumentarë të Kinostudios.


DOKUMENTAR mb. libr.

1. Që paraqitet si dokument, që ka karakterin e një dokumenti; që mbështetet në dokumente a që vërtetohet me dokumente; që u përket dokumenteve, i dokumenteve. Të dhëna (prova) dokumentare. Material dokumentar. Vërtetësi dokumentare. Kontroll dokumentar.

2. Që paraqet ngjarje e fakte të vërteta nga jeta ose që mbështetet fort në to; që pasqyron flakë për flakë jetën dhe veprimtarinë e përditshme. Film dokumentar. Dramë (vepër, pjesë, prozë) dokumentare. Tregim (roman) dokumentar.