djegës

Nga Wiktionary

DJEGËS I m.

Punëtori që djeg furrën për pjekjen e tullave e të tjegullave. Punon si djegës.


DJEGËS II m. bot.

Bimë barishtore me gjethe vezake, me lule të bardha, të verdha a të kuqërreme, të mbledhura në vile e me erë shumë të mirë, që rritet në vende me klimë të butë e mund të mbahet edhe si bimë zbukuruese.


DJEGËS mb.

1. Që ka cilësinë të djegë, që shkakton zjarr e djeg çdo gjë; që është shumë i nxehtë e të djeg lëkurën. Bombë djegëse. Diell djegës.

2. I djegshëm. Lëndë djegëse lëndë që digjet e jep energji a nxehtësi, lëndë që përdoret për t'u djegur (si qymyri, vajguri etj.).

3. Që të djeg kur e ha, që të jep djegësirë; që të djeg më shumë se disa lloje të tjera të ngjashme (për disa perime etj.). Piperka djegëse. Speca djegës. Kërpudhë djegëse. Qepë (hudhra) djegëse.

4. Që të dhemb shumë e të shpon, sikur e ke djegur, që të përvëlon. Plagë djegëse. Dhembje djegëse.