djalëri

Nga Wiktionary

DJALËRI f.

1. Mosha kur një njeri është djalë, koha sa dikush është djalë. Koha e djalërisë. Djalëri e parë. Në lule të djalërisë. Që në djalëri. Iku djalëria. Kujton djalërinë. Kush s'mëson në djalëri, nuk gjen nder në pleqëri. fj. u.

2. përmb. Tërësia e djemve, të gjithë djemtë e një vendi, të një fshati etj. Djalëria shqiptare. Djalëria e fshatit. Lulja e djalërisë. U mblodh djalëria.