dispozitë

Nga Wiktionary

DISPOZITË f. drejt.

Pjesë e një norme juridike që përmban një rregull të caktuar të sjelljes; secila prej pikave të një ligji, të një urdhërese, të një rregulloreje a të një vendimi. Dispozita të përgjithshme (të veçanta). Dispozita ligjore. Dispozitat e vendimit (e marrëveshjes, e rregullores). Zbatimi i dispozitave. Shkelja e dispozitave. Në bazë të (sipas) dispozitave në fuqi.