diskutoj

Nga Wiktionary

DISKUTOJ kal.

1. E rrah një çështje me të tjerë, duke shkëmbyer lirisht mendimet për ta zgjidhur sa më mirë, e shtroj diçka për shqyrtim në një grup njerëzish për të marrë mendimin e tyre; jokal. shkëmbej lirisht e hapur mendime me dikë për diçka, marr pjesë në rrahjen e mendimeve për të zgjidhur një çështje; shpreh pikëpamjet e mia kur shqyrtohet një çështje. Diskutuan një çështje të rëndësishme. Diskutuan shifrat e planit (projektdirektivat, projektvendimet). Diskutuan të gjithë. Diskutoi mirë (keq, drejt). Kush do të diskutojë?

2. Mendoj se diçka nuk është plotësisht e vërtetë, e sigurt a e drejtë, nuk jam plotësisht i bindur për diçka, e vë në dyshim; e quaj të diskutueshme. Nuk e diskuton njeri. S'ka njeri që e diskuton këtë. Mos e diskuto! Ç'e diskuton?