disi

Nga Wiktionary

DISI ndajf.

1. Në një farë mënyre; as mirë as keq, çka. Jetonte disi. Do t'ia dalim disi. U morën vesh disi. E ndreqi (e rregulloi) disi. - Si je sot? - Disi.

2. Në një farë mase a shkalle, pak si, pak; deri diku. Ishte disi larg. Mbeti disi prapa. U bë disi më mirë. Ishte disi ndryshe nga të tjerët.