dikur

Nga Wiktionary

DIKUR ndajf.

1. Shumë kohë përpara, në një të kaluar të largët, njëherë moti, qëmoti; më parë. Si dikur. Na ishte dikur... Jetonin (punonin, hanin, rrinin) bashkë dikur. Mos harro si ke qenë dikur. Dikur as që kujtohej për të.

2. Ndonjëherë në të ardhmen. Dikur do të vijë edhe ai. Dikur do të pendohet (do ta kuptojë).

3. bised. Së fundi, më në fund. Dikur vendosi. Dikur u duk edhe hëna.