diapazon

Nga Wiktionary

DIAPAZON m. muz.

1. Tërësia e tingujve të një vegle muzikore ose të zërit nga më i ulëti deri te më i larti. Diapazon i gjerë (i ngushtë). Diapazoni i zërit.

2. Vegël e vogël prej çeliku, në trajtën e potkoit e me një dorezë, e cila kur e godasim jep tingullin e notës la. Diapazon regjistrues. Tingëllimi i diapazonit.

3. fig. Kufijtë deri ku mund të shtrihet a mund të arrijë diçka, gjerësia e shtrirjes së diçkaje; vëllim. Diapazon i gjerë (i ngushtë). Diapazoni tematik (problemor). Diapazoni i dijeve. Diapazon temperaturash. Aparati ka një diapazon matjeje. Kanë diapazone të ndryshme.