dhëndër

Nga Wiktionary

DHËNDËR m.

  • 1. Djali që po martohet ose që sapo është martuar; djali që është fejuar e që do të martohet së shpejti. Rrobat e dhëndrit. Krushqit (njerëzit) e dhëndrit. U nis dhëndër.
  • 2. Burri i vajzës a i motrës së dikujt. Dhëndri i madh (i vogël). Dhëndri i parë (i dytë...). E kam dhëndër. E bënë dhëndër.
  • U bë dhëndër u vesh me rroba të reja, u vesh e u stolis si dhëndër. Bukur për dhëndër! ur. shih te BUKUR. Dhëndër brenda dhëndër që jeton së bashku me prindërit e nuses. U bë djali dhëndër u rrit djali, u bë për t'u martuar. Dhëndri rruhet në fund është ende herët, s'ka ardhur radha, koha etj. për të kërkuar a për të bërë diçka. Kjo është nusja, ky është dhëndri shih te NUSE,~JA.