dezinfektues

Nga Wiktionary

DEZINFEKTUES m.

1. Lëndë kimike e posaçme që përdoret për të dezinfektuar diçka. Dezinfektues i fortë. Dezinfektues i farës. Përdor (hedh) dezinfektues.

2. Mjet a aparat i veçantë që shërben për dezinfektim. Prodhuan një dezinfektues të ri. Punon me dezinfektues.

3. Punonjës i përgatitur që bën dezinfektimin e një vendi ose të një sendi; punonjës i shërbimit shëndetësor që merret me dezinfektimin. Maskë për dezinfektuesit.


DEZINFEKTUES mb.

Që shërben për të dezinfektuar një vend ose një send; që dezinfekton. Lëndë dezinfektuese. Aparat dezinfektues. Veprim dezinfektues.