devolliçe

Nga Wiktionary

DEVOLLIÇE f. bised.

Valle popullore karakteristike për krahinën e Devollit, Valle Devolliçe. Vallja Devollice eshte valle burrash shumë e vjetër e zonës së Devollit. Nga shekulli i 19 vjen edhe e kënduar, e interpretuar me fyell, tambura dhe dajre. Më pas, në vitet 1900 futet edhe klarineta. Vallja luhet vetëm nga burrat me kostumet kombëtare të zonës, fustanella, kallca, këpucë më xhufka, çepkenë dhe qeleshe. Vallja vjen në trajtën e një ballade, fillon ngadalë shtruar, mbështetur fort, duke pasqyruar jetën, sakrificat, mbijetesën, luftën dhe në fund atmosferën dinamike festive të fitores. Me ritmin, figurat, lëvizjet dhe muzikën, ajo na sjell një koreografi komplekse të harmonizuar në mënyrë organike. Megjithse konsiderohet e vështirë në interpretim, ajo luhet në të gjithë zonën e Devollit dhe nga të gjithë brezat, nga fëmijët deri tek të moshuarit. Regjistrimet e para në pllaka gramafoni jane realizuar në vitet 1925-1930 në studiot diskografike italiane dhe franceze. Vallja Devolliçe ka qënë gjithmonë momenti kulmor i gjithë festave familjare, dasmave, festave publike si dhe në situata festive të luftës dhe fitores. Ajo ka përfaqësuar kulturën e lashtë të Devollit në të gjitha ngjarjet e mëdha kulturore kombëtare si festat, festivalet kombëtare etj, ku ka marrë vlerësime maksimale. Në gusht 1957 në Festivalin Ndërkombëtar të folklorit në Moskë, midis 135 vendeve, grupi i Valles Devolliçe fitoi Çmimin II. Vallja Devolliçe është thesari më i madh folklorik i treves së Devollit dhe nga më të bukurat valle shqiptare.



DEVOLLIÇE ndajf.

1. Sipas mënyrës së krahinës së Devollit a të devollinjve. Këndon (kërcen) devolliçe. Vishet devolliçe.

2. përd. mb. Që këndohet a që luhet sipas mënyrës së devollinjve; që është karakteristik për krahinën e Devollit, që është krijuar nga devollinjtë, e Devollit. Valle devolliçe. Këngë devolliçe.