derëzi

Nga Wiktionary

DERËZI mb.

1. Që ka pasur shumë fatkeqësi të mëdha, që i ka rënë zia në shtëpi; i mjerë, i shkretë; si mallk. që qoftë fatkeq e i mjerë, që iu nxiftë jeta. Derëziu baba! Nënat derëzeza! Derëzestë ata, ç'i gjeti!

2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. S'kishin faj, derëzestë. Kishte një vatër fëmijë, derëziu. Ik, o derëzi, ç'të duhet! Ç'bëre kështu, moj derëzezë?! T'u nxiftë jeta, o derëzi! mallk.