derëmbyllur

Nga Wiktionary

DERËMBYLLUR mb.

1. Që e ka shtëpinë të mbyllur për miqtë, që nuk është mikpritës; kund. derëhapur.

2. Që ka mbetur fill i vetëm, që i është shuar familja, që ka mbetur i shkretë a i mjerë; si mallk. Që iu mbylltë dera, që mbettë pa njeri; derëshuar. Një plakë derëmbyllur.

3. mospërf., bised. Që nuk është i zoti të rregullojë dhe të mbajë mirë shtëpinë dhe vetveten; i plogët, i ngathët. Kishte një burrë (një grua) derëmbyllur.

4. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit. Ç'e gjeti, derëmbyllurin! Ç'na bëri, derëmbylluri!