depërtues

Nga Wiktionary

DEPËRTUES mb.

1. Që kalon nëpër diçka duke kapërcyer pengesat, që përshkon tejpërtej diçka. Dritë (erë) depërtuese. Zë depërtues. Ka fuqi (veti) depërtuese.

2. fig. Që arrin t'i hyjë thellë një çështjeje a të kuptojë thellë mendimet e ndjenjat e dikujt, që futet në mendjen e në zemrën e një tjetri, që të përshkon thellë, zhbirues, i mprehtë. Psikolog depërtues. Me sy depërtues. Vështrim depërtues. Ka aftësi depërtuese.