dendem

Nga Wiktionary

DENDEM vetv.

1. bised. Ngopem mirë e mirë, shembem duke ngrënë, zhdëpem. U dend me ëmbëlsira (me fasule, me rrush). Hëngri e piu sa u dend.

2. bised. Ngopem mirë me gjumë; fryhem nga të qarët. U dend me gjumë. Qau sa u dend.

3. bised. Futem duke u ngjeshur bashkë me të tjerë në një vend të mbyllur a të rrethuar, rrasem. U dendën në sallë. U dendën dhentë në vathë.

4. vet. veta III. Dendësohet. U dend mjegulla.

5. Pës. e DEND.