dekadë

Nga Wiktionary

DEKADË f. libr.

1. Periudhë kohe që zgjat dhjetë ditë rresht; periudhë kohe prej dhjetë ditësh kushtuar diçkaje a gjatë së cilës zhvillohet një veprimtari e organizuar; dhjetëditësh, dhjetëditor. Dekada e parë (e dytë). Dekada e muzikës. Dekada e majit.

2. Periudhë kohe që zgjat dhjetë vjet rresht, dhjetëvjetësh, dhjetëvjeçar. Dekada e fundit. Pas disa dekadash. Dekadat e Pushtetit Popullor.