degjeneroj

Nga Wiktionary

DEGJENEROJ jokal.

1. vet. veta III. Humbet karakteristikat e veta dalluese e thelbësore; humbet vetitë a cilësitë më të mira të llojit të vet, prishet, zvetënohet, degjenerohet. Degjeneron fara. Degjeneron lloji. Degjeneron raca.

2. vet. veta III. Ndryshon karakterin, qëllimin e pikësynimin e mirë që kishte dhe sjell të kundërtën e asaj që pritej, prishet, humbet. Degjeneruan udhëzimet. Degjeneroi direktiva. Degjeneroi zgjidhja e problemit.

3. Largohem a shmangem nga rruga e drejtë, humbas virtytet dhe cilësitë më të mira morale, politike etj., prishem, shthurem, zvetënohem; kryes. veta III ndryshon vijën e vet politike, humbet karakterin e vet përparimtar a revolucionar, prishet, shthuret; degjenerohet. Degjeneroi politikisht (moralisht).

4. kal. vet. veta III. Bën që të humbasë karakteristikat e veta dalluese e thelbësore; bën që të humbasë vetitë a cilësitë më të mira të llojit të vet, e prish, e zvetënon. E degjeneruan farën. E degjeneruan racën.

5. kal. Ia ndryshoj karakterin, qëllimin e pikësynimin e mirë që kishte, bëj që të sjellë të kundërtën e asaj që pritej, e prish, e shtrembëroj (një direktivë, një këshillë etj.). I degjeneroi direktivat (udhëzimet).

6. kal. Bëj që të largohet a të shmanget nga rruga e drejtë, të humbasë virtytet dhe cilësitë me të mira morale, politike etj., e prish, e zvetënoj; bëj që të ndryshojë vijën e vet politike, të humbasë karakterin e vet përparimtar a revolucionar, e shthur. Revizionistët e kanë degjeneruar partinë e klasës punëtore. Borgjezia bën çmos për ta degjeneruar rininë.