deficitar

Nga Wiktionary

DEFICITAR mb.

1. fin. Që pasqyron një deficit; që del me deficit; që sjell deficit. Bilanc deficitar. Buxhet deficitar.

2. libr. Që është në sasi të pakët e të pamjaftueshme; që nuk prodhohet në sasi të madhe a që gjendet me vështirësi në treg. Mall deficitar. Lëndë deficitare. Artikuj deficitarë.