deduksion

Nga Wiktionary

DEDUKSION m. logj.

Mënyrë arsyetimi që niset nga e përgjithshmja për të nxjerrë të veçantën a më pak të përgjithshmen; nxjerrja e një përfundimi logjik të veçantë a të pjesshëm nga një tezë a nga një ide e përgjithshme; përfundimi i veçantë që nxirret me këtë mënyrë arsyetimi; kund. induksion. Deduksion logjik. Deduksion shkencor. Metoda (mënyra) e deduksionit. E nxjerr me deduksion.