dëshiruar

Nga Wiktionary

DËSHIRUAR mb.

1. Që e duam, që na pëlqen, që e dëshirojmë, që dëshirohet a kërkohet sipas disa rrethanave, që synohet të arrihet; që u përgjigjet dëshirave e kërkesave të dikujt; i dëshirueshëm; i duhur. Përfundim i dëshiruar. Zgjidhja e dëshiruar. Shpejtësia e dëshiruar. Shiu kaq (aq) i dëshiruar.

2. Që e ka marrë malli për dikë, që digjet nga dëshira e madhe për diçka që i mungon ose për t'ia arritur një qëllimi; që është dëshiruar për dikë a për diçka. Prindër të dëshiruar. I dëshiruar për fëmijë. Njerëz të dëshiruar për liri.

3. Që shpreh një dëshirë të zjarrtë, dëshirues. Sy të dëshiruar.