dërrmues

Nga Wiktionary

DËRRMUES mb.

1. Që e bën diçka copa-copa të vogla, që e dërrmon; thërrmues. Makinë dërrmuese.

2. fig. Që të godet rëndë, që të shpartallon keq, që të dërrmon; shkatërrues. Grusht dërrmues. Goditje dërrmuese. Forcë dërrmuese. Luftë dërrmuese. Kritikë dërrmuese.

3. fig. Që përbën dukshëm numrin më të madh a sasinë më të madhe, që është shumë i madh në numër a në sasi; që mbizotëron në mënyrë të theksuar. Shumica dërrmuese e votuesve. Pjesa dërrmuese.