dërrmak

Nga Wiktionary

DËRRMAK m.

1. shih DËRRMAK/E,~JA 1. U bë dërrmakë buka (plisi).

2. përd. mb. Shumë i vogël e i mbledhur si topth, i vogël sa një thërrime (sidomos për fëmijët). Ka mbetur dërrmak.

3. përd. ndajf. Kruspull, lëmsh. U mblodh dërrmak. Mbeti (rri) dërrmak në shtrat.

4. përd. ndajf. Pa e kryer tërësisht, pa e rregulluar a pa e çuar deri në fund, përgjysmë, në mes të udhës. E la dërrmak punën. I mbeti dërrmak misri i mbeti misri në arë, pa e ngritur e pa e futur në koçek. I mbeti bari dërrmak i mbeti bari i kositur në livadh, pa e vënë mullar.

  • U bë dërrmak dikush u këput nga lodhja, u dërrmua.


DËRRMAK mb.

1. Që dërrmohet a thërrmohet shpejt. Bukë dërrmakë. Djathë dërrmak. Gur dërrmak.

2. I shkoqur. Dhe dërrmak.