dënesë

Nga Wiktionary

DËNESË f.

Gulçim a rënkim i thellë e i mbytur që shoqëron të qarët (kur dikush është shumë i tronditur nga një hidhërim i thellë); të qarët me ngashërim a me gulçima. Qante me dënesë. Shpërtheu në dënesë. Dëgjoheshin dënesat e nënës (e një fëmije).